admin
December 20, 2024
DPPI launched the training cycle with a topic dedicated to patents for inventions.
Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) nisi ciklin e trajnimeve, me një temë dedikuar patentave për shpikje.
Së bashku me partnerët tanë, përfaqësuesit e autorizuar, ndoqëm punimin me temë “Hartimi i pretendimeve për ekzaminuesit e patentave dhe përfaqësuesit e autorizuar” ofruar nga Kostandin Kruti, diplomuar për inxhinieri mekanike dhe me një eksperiencë 2 vjeçare pranë Zyrës Europiane të Patentave në Gjermani.
Z. Kruti ndau me ne eksperiencën e tij marrë nga Zyra Europiane e Patentave (EPO) duke ilustruar shembuj nga praktika e punës së tij.
Qendra e Trajnimeve do të zhvillojë trajnime të tjera gjatë këtij viti me tema specifike për çdo objekt të pi-së, duke përfshirë kategori të ndryshme interesi dhe institucione ligjzbatuese.
Për të gjithë të interesuarit kalendari i trajnimeve që do të zhvillohet pranë Qendrës së Trajnimeve do pasqyrohet në rrjetet tona sociale dhe në faqen zyrtare të DPPI.