WIPO IP DIAGNOSTIC TOOL

Jemi krenarë të ndajmë sërisht me Ju, një angazhim tjetër të përfunduar me sukses pas një pune të madhe në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë .

Tashmë ky mjet i rëndësishëm është në gjuhën shqipe. Të gjithë bizneset mund të kryejnë vlerësim të pronësisë intelektuale të biznesit të tyre, në gjuhën shqipe.

Diagnostifikimi i Pronësisë Intelektuale përmes WIPO.

Me WIPO IP Diagnostics ju mund të ndërmerrni një diagnostikim bazë të situatës së pronësisë intelektuale (PI) të biznesit tuaj. Ai është në formën e një pyetësori me disa seksione që do t’ju bëjë pyetje mbi tema të ndryshme të PI-së (p.sh. produkte inovative, marka tregtare, licencim, dizajn, ndërkombëtarizim, etj.).

Ky është përkthimi në shqip i WIPO IP Diagnostics një mjet vetëvlerësimi i pronësisë intelektuale për bizneset e vogla i prodhuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Shqipëri.

Seksioni i parë ju bën një sërë pyetjesh paraprake në lidhje me biznesin tuaj në mënyrë që t’i përshtatni sa më mirë pyetjet e mbetura sipas nevojave tuaja. Ju lutemi përgjigjuni sa më mirë që të mundeni pyetjeve të mëposhtme në lidhje me biznesin tuaj.

Në përfundim të pyetësorit sistemi do të gjenerojë një raport me sugjerime konkrete. Ky mjet është pa pagese dhe WIPO e ofron për shtetet anëtare, ku tashmë renditet dhe Shqipëria.

https://www.wipo.int/ipdiagnostics-assessment/albania/sq

🤝 Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të qytetit të Durrësit, u zhvillua eventi me temë « 💡 Mbrojtja dhe zbatimi i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Republikën e Shqipërisë ».
🗣 Në fjalën përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, znj. Ledina Beqiraj shprehu falenderimet e saj për të gjithë pjesëmarrësit si dhe dëshirën për të vijuar më tej bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të qytetit të Durrësit.
📌 Eventi vijoi dhe me prezantimin e Kryetarit të Dhomës, z. Alban Isteri si dhe të ftuarve nga institucione të tjera kyçe të fushës së Pronësisë Intelektuale si: znj. Lisjana Shanaj, përfaqësuese e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe të drejta të tjera lidhur me to, z. Julian Llupo përfaqësues i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, znj. Lindita Mëneri, Darian Suli, Afërdita Rrokaj dhe z. Përparim Mezini, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të cilat informuan më shumë të ftuarit mbi mënyrat e regjistrimit të objekteve të PI-së dhe çështjet juridike.
🖥Bashkëpunimi do të vijojë me ngritjen e një sporteli One Stop Shop të DPPI me qëllim informimin e publikut dhe lehtësimin e proçesit të aplikimit për objektet e PI, në platformën unike qeveritare e-Albania, ku institucioni ynë bën pjesë që prej datës 15 Korrik 2020.
📍 Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi në qytetin e Shkodrës takimin informues me temë “Identifikimi dhe nxitja e markave tregtare,disenjove industriale dhe treguesve gjeografik, “Made in Albania”.
🗣 Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI, znj. Ledina Beqiraj dhe vijoi me prezantimet e institucioneve kyçe në fushën e Pronësisë Intelektuale si Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
📸 Eventi u organizua pranë Muzeut Kombëtar të Fotografisë « Marubi », si një ndër institucionet e para të ndërgjegjësuara me regjistrimin e objekteve të Pronësisë Intelektuale.
🤝 Z. Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut « Marubi », përkrahu inciativën e DPPI për ndërgjegjësimin e biznesit vendas lidhur me rëndësinë e regjistrimit të objekteve të PI-së.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale u ngritën stenda informimi në dy pika të qytetit të Tiranës.
 Shëtitorja Abdi Toptani (Pedonalja)
 Liqeni Artificial i Tiranës.
Ngritja e stendave u mundësua nga projekti Shqiptaro  – Zvicerian ( ALSIP) dhe bashkoi 3 institucione shumë të rëndësishme në fushën e pronësisë intelektuale si : Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut.
Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, përuruam mjedisin që do të shërbejë si Qendër e Trajnimeve, një strukturë e dedikuar për të ofruar trajnime të specializuara në fushën e pronësisë industriale.
 Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, përuruam mjedisin që do të shërbejë si Qendër e Trajnimeve, një strukturë e dedikuar për të ofruar trajnime të specializuara në fushën e pronësisë industriale.
Të pranishëm me ne sot, në ceremoninë e çeljes, Kryetari i Këshillit Mbikqyrës Z. Saimir Muçmataj, përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT) dhe Drejtorisë për të Drejtën e Autorit (DDA) në Ministrinë e Kulturës, përfaqësuesja e Projektit shqiptaro –zvicerian në fushën e Pronësisë Intelektuale, Znj. Borana Kalemi dhe znj. Krystallenia Kotolorou, RTA e projektit Twinning.
Znj. Beqiraj në fjalën e saj përshëndetëse ndau me të ftuarit domosdoshmërinë e pasjes së një qendre të tillë, e cila do të modernizohet vit pas viti nga partnerët tanë ndërkombëtarë me qëllim krijimin e një strukture të specializuar për të ofruar trajnime dhe aktivitete të ndryshme në këtë fushë.
Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, pjesë përbërëse e strukturës dhe organikës së DPPI-së, organizon aktivitete, kurse, trajnime dhe seminare në fushën e PI-së.
Qendra, e cila ndodhet dhe në një zonë të mirë të qytetit të Tiranës, do të jetë e aksesueshme në mënyrë të thjeshtë nga publiku i interesuar dhe do të shërbejë dhe si Info Point për të dhënë informacion për gjithë të interesuarit në fushën e pronësisë industriale.  Projekti Shqiptaro -Zvicerian në fushën e Pronësisë Intelektuale është një partner i rëndësishëm në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj qendre.​
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj. Ledina Beqiraj dhe Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare përfaqësuar nga presedenti znj. Flutura Xhabija.
Pikërisht me rastin e Festës ndërkombëtare së Gruas, 8 Mars, ramë dakord për nënshkrimin e një dokumenti të tillë, ku në thelb qëndron emancipimi i grave shqiptare nëpërmjet rritjes së autoritetit të tyre në të gjitha profesionet, mjeshtëritë dhe sipërmarrjet si dhe mbështetja, inkurajimi në aktivitetin e tyre ekonomik, profesional e artizanal.
Me energjinë pozitive që sollën gratë sipërmarrëse në institucionin tonë, në lidershipin vizionar dhe tolerant të znj. Xhabija, ramë dakord që DPPI do të jetë pjesë e punës dhe e aktivitetit të kësaj shoqate duke ofruar asistencën e saj tenkike në fushën e pronësisë industriale po dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta.​
Nënshkruhet Marrëveshjen e Bashkëpunimit nē kuadër të projektit të pronësisë intelektuale shqiptaro-zviceran (ALSIP)
Drejtori i Përgjithshëm Znj. Ledina Beqiraj, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit nē kuadër të projektit të pronësisë intelektuale shqiptaro-zviceran (ALSIP), marrëveshje e nënshkruar gjithashtu midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përfaqësuar nga znj. Anila Denaj dhe Ambasadës së Zvicrës përfaqësuar nga ambasadori z. Adrian Maître.
Ky është një projekt bashkëpunimi dhe zhvillimi midis Qeverisë së Zvicrës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili do të financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe do të implementohet nga Instituti Federal Zviceran i Pronësisë Intelektuale (IPI). Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej 4 vjetësh (2020-2024).
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në mënyrë të tillë që, sipërmarrësit, krijuesit, studiuesit dhe prodhuesit në Shqipëri të përfitojnë nga mbrojtja efektive e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Projekti ALSIP mbështet Shqipërinë në zbatimin e vizionit të mirë artikuluar në Strategjinë e saj Kombëtare të PI-së përsa i përket një sistemi eficent, në veçanti për të siguruar regjistrim efektiv dhe mbrojtje të objekteve të pronësisë intelektuale. Gjithashtu, do të inkurajojë krijimtarinë dhe inovacionin për të stimuluar rritjen ekonomike dhe zhvillimin kulturor dhe shkencor në vend.
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj, nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Pronësisë Industriale të Republikës së Çekisë, përfaqësuar nga Presidenti i saj, z. Josef Kratochvil.
Duke konsideruar rёndёsınё e pronёsısё ındustrıale pёr zhvıllımın e ekonomısё, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, si dhe duke njohur nevojёn pёr tё promovuar dhe përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të pronësisë industriale, palët ranë dakort për bashkëpunim më të gjerë bilateral ndёrmjet Zyrave.
Të dy zyrat ranë dakort për të krijuar modalitetet e nevojshme pёr tё patur shkëmbim të rregullt të informacionit dhe të praktikave mё tё mira si dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.
Zyra homologe e Republikës së Çekisë, e cila ka festuar 100 vjetorin e krijimit të saj, është një ndër zyrat homologe ku DPPI mund të referohet për të përfituar dhe përvetësuar praktikat më të mira të punës në fushën e pronësisë industriale.
sqShqip
en_USEnglish sqShqip