Znj.Maria Solis
Znj.Maria Solis vjen me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e pronësisë intelektuale.
Ka përfunduar studimet e ciklit Bachelor në Fakultetin e Drejtëisë, Universitetin e Tiranës dhe ato master të nivelit shkencor në të Drejtën Civile. Gjthashtu ka kryer një tjetër studim të nivelit master në fushën e Pronësisë Intelektuale pranë Universitetit “Queen Mary” Londër.
Mban titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Tiranë.
Znj.Maria Solis ka qenë Pedagoge e jashtme e lëndës “Pronësi Industriale” ne Fakultetin e Drejtësisë.Gjithashtu znj.Solis ka punuar si eksperte (senior expert) e Pronësisë industriale në projektin e organizuar nga Bashkimi Europian “EU Support for Intellectual Property Rights System in Kosovo”.
Ndër te tjera, znj. Solis është autore e disa botimeve shkencore në lidhje me fushën si: Bioteknologjia dhe Moraliteti: patentimi i qelizave staminale, Trademark Dilution & Copyright infringement: “Has Parody gone too far in the US Fashion Industries?”, Perspective: “The Effect of Changing Patent Eligibility Subject Matter in the Biotechnology Field”, etj.Së fundmi ka ushtruar detyrën si Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit, Analizës dhe Raporteve pranë DPPI-së.