TAKIM PUNE NË KUADËR TË HARTIMIT TË STRATEGJISË SË RE KOMBËTARE NË FUSHËN E PRONËSISË INTELEKTUALE 2021-2025

Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj, mori pjesē në takim online me përfaqësues të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) si dhe ekspertë ndërkombëtare e vendas, ku diskutoi mbi ecurinë e hapave të deritanishëm për hartimin e strategjisë së re kombëtare 2021-2025, një dokument shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për cakimin e prioriteteve dhe sfidave që i`u lindin institucioneve shqiptare në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në tërësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale koordinon të gjithë procesin me instituticionet e përfshira në këtë proces deri në finalizimin e këtij dokumenti.

Intervista institucionale e zhvilluar kishte në fokus veprimtarinë dhe aktivitetin e DPPI ndër vite, problematikat, prioritetet dhe sfidat në vijim të cilat do të merren në konsideratë në hartimin e dokumentit të ri.