Ledina Beqiraj Agalliu ka lindur në qytetin e Durrësit, më 22 Nëntor 1988.Ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin Jo-publik Luarasi, si dhe ka ndjekur studimet master për të Drejtën Civile, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë.

Mban titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës, si dhe është e angazhuar nė mėsimdhënie si pedagoge e jashtme prane Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Në Nëntor 2019 znj. Beqiraj Agalliu u emërua si Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Më herët, ka punuar si juriste në Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, në Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit, duke ndjekur çështjet kryesore të zbatimit të ligjit për të Drejtën e Autorit.

Gjate vitit 2015 ka qenë emëruar Drejtor i Konfliktit të Interesit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, duke vijuar më pas me emërimin në pozicionin e Inspektorit të Lartë në ILDKPKI.

Së fundmi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërinë për Kulturën, pranë Ministrisë së Kulturës.

Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.