Rreth Qendrës së  Trajnimeve

Qendra e Trajnimeve është pjesë e strukturës organizative të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale  dhe zhvillon aktivitete trajnuese në  këtë fushë.

Qendra është struktura përgjegjëse për forcimin e rolit  të DPPI-së, si një institucion që jo vetëm  regjistron dhe njeh të drejtat mbi objektet e pronësisë industiale por edhe luan rol aktiv në forcimin e mbrojtjes së këtyre të drejtave në Shqipëri.

Misioni i Qendrës është trajinimi i institucioneve të përfshira në mënyre direkte ose jo në sistemin e mbrojtjes së PI si doganat, gjykatat, prokurorinë, policinë e krimit ekonomik, Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, përfaqësuesit e autorizuar, ekspertët e PI si dhe të rrisë  ndërgjegjësimin e publikut,  biznesit  dhe  grupeve të interesit.

 

1. Veprimtaria kryesore e Qendrës është:

  1. a) Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të institucioneve të përfshira në Sistemin e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale;
  2. b) Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të përfaqësuesve të autorizuar dhe ekspertëve;
  3. c) Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të biznesit;
  4. ç)   Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të nxënësve dhe  studentave dhe shkollave fillore, si publike dhe ato private;
  5. d) Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të qëndrave të informimit pranë universiteteve dhe jo vetëm;
  6. dh) Organizimi i programit “ trajnimi i trajnerëve ( train the trainers)” me njohuri në fushat përkatëse në Shqipëri apo jashtë vendit;

Qendra lëshon çertifikata të pjesëmarrjes në aktiviteteve të zhvilluara prej saj. Modeli dhe përmbajtja e çertifikatave miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i DPPI.

 

Programet e Trajnimeve

  1. Qendra ofron programet e trajnimit të vazhdueshëm dhe të përgatitjeve paraprake për kandidatët për përfaqësues të autorizuar dhe ekspertë të PI.
  2. Qendra ofton programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të institucioneve të përfshira në Sistemin e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale në vend.
  3. Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të biznesit.
  4. Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të nxënësve dhe studentave dhe shkollave fillore, si publike dhe ato private;
  5. Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të qëndrave të informimit pranë universiteteve dhe jo vetëm;
  6. Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të DPPI-së;
  7. Qendra mund të organizojë dhe ofrojë në mjedisin e saj trajnime on-line të organizuara nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI), Zyra Euopiane e Patenatave (ZEP), Zyra Pronësië Intelektuale e Bashkimit Evropiane (ZPIBE) apo zyra të tjera me të cilat DPPI ka marrëveshjë bashkëpunimi.
  8. Për hartimin dhe zbatimin e kurrikulave, kritereve dhe standardeve të procesit rritjes së njohurive dhe atë të formimit dhe zhvillimit profesional, Qendra bashkëpunon me aktorë të tjerë të rëndësishëm të fushës si: institucione kombëtare, partnerë vëndase ose të huaj, organizata profesionale, zyra homologe të Pronësisë Industriale, universitete dhe shkolla publike dhe private etj, në mënyrë që të sigurojë një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës të palëve të interesuara në këtë proces.
  9. Qendra mund të bashkëpunojë edhe me institucione prestigjoze për certifikime ndërkombëtare.