🌿🥕Zhvilluam panairin agro-ushqimor dhe artizanal me biznese të zonës së Lezhës, Zadrimës, Fishtës dhe Vau Dejes dedikuar promovimit të produkteve vendase dhe mbështetjen e prodhuesve lokal.

 Aktiviteti u zhvillua me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm të Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj.

🤝 Të ftuar për të diskutuar në panel ishin përfaqësuesja e Ministrisë së Bujqësisë, znj. Lauresha Grezda, z. Koli Sinjari, Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejeve dhe Drejtori i Agjencisë “ Nxitja e Biznesit Social” , znj. Ulpiana Hysaj.

🇦🇱 Artizanët pjesëmarrës përgëzuan iniciativën e ndërmarrë nga DPPI për nxitjen e regjistrimit të objekteve të Pronësisë Industriale dhe vijuan diskutimet lidhur me fuqizimin e biznesit vendas dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve autoktone Shqiptare.

🍇🌽Ky panair u zhvillua pranë ambjenteve të “Mrizi i Zanave Agroturizëm” një biznes lokal i cili ka rezultuar një histori suksesi duke punësuar shumë të rinj dhe të reja 👫 të zonës së Fishtës, si dhe duke mbështetur prodhuesit vendas.
#DPPI
#ALSIP
#MinistriaeBujqesisedheZhvillimitRural
#DhomaKombetareeZejeve
#NxitjaeBiznesitSocial
#promovojmebiznesinshqiptar