Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) e Republikës së Shqipërisë, zbaton CP12.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) e Republikës së Shqipërisë publikoi sot një punim praktik me një sërë rekomandimesh, në lidhje me provat për procedurat e markës tregtare, në veçanti, llojet, mjetet, burimet dhe identifikimin e datave përkatëse. si strukturën dhe paraqitjen e tij, dhe trajtimin e provave konfidenciale.

Publikimi i këtij dokumenti praktik është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të DPPI-së dhe EUIPOs, për gjetjen e bazave të përbashkëta me kriteret e renditura në provat e Komunikimit të Përbashkët, në procedurat e apelimit të markave tregtare, si: depozitimi, struktura dhe paraqitja e provave dhe trajtimi i provave konfidenciale. Përgjithësisht do të zbatohen parimet e praktikës, të cilat synojnë të mbulojnë një shumicë të madhe të rasteve.

Dokumenti, i zhvilluar në kuadrin e aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të EUIPOs dhe DPPI-së, synon të rrisë qartësinë, transparencën, sigurinë juridike dhe parashikueshmërinë për të mirën e përdoruesve dhe ekzaminuesve të zyrave të PI-së. Ai synon gjithashtu, të jetë një referencë për ta dhe të gjitha palët e tjera të interesuara.

Dokumenti praktik ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika. Ai do të zbatohet përgjithësisht nga DPPI dhe zyrat e Rrjetit të PI-së, të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN).

Punimin praktik, mund ta gjeni më poshtë si në shqip ashtu edhe në anglisht. Dokumentet ndahen në dy pjesë. E para, përmbledh mesazhet dhe deklaratat kryesore të parimeve të praktikës. Pjesa e dytë,  ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të këtyre parimeve.

 

Dokument praktik

 

ANGLISHT SHQIP
 

 

CP 12 AL [EN]

 

 

CP12 Abanian

 

DPPI, publikoi gjithashtu dokumentet praktike të mëposhtme, për të shtuar qartësi në këto praktika, të disponueshme në gjuhët shqip dhe anglisht:

 

  • CP4 – Fusha e mbrojtjes së shenjave bardh e zi (B&W) (AL / EN)
  • CP5 Mundësia e Konfuzionit – ndikimi i komponentëve jo dallues/të dobët në arsyet relative të refuzimit AL / EN
  • CP3 – Arsyet relative të refuzimit – Mundësia e konfuzionit (AL / EN) · CP6 – Paraqitja grafike e dizajnëve (AL / EN)
  • CP9 – Dallimi i shenjave të formës (AL / EN).