Në këtë ngjarje të veçantë të 30-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, të Maqedonisë së Veriut, dhe me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni Z. Blerim Idrizi, jemi krenarë të përfaqësojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë kryesuar nga Drejtori i saj znj. Rovena Beqiraj.
Bashkë me një sërë zyrash homologe të fushës së Pronësisë Industriale, si Kosova Bullgaria Sllovenia dhe Serbia kishim privilegjin të marrim pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar dhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale midis dy zyrave tona.
Përfaqësimi ynë është një shprehje e përkushtimit tonë në promovimin dhe avancimin e inovacionit dhe kreativitetit në rajonin tonë. Ndërkaq, praninë tonë këtu e bën ngjarjen të pasuruar nga eksperiencat dhe praktikat më të mira në fushën e Pronësisë Industriale.
Ngjarja është një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë njohuritë tona, për të mësuar nga përvojat e tjera dhe për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sferë të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e mjedisit tonë inovativ dhe për të kontribuar në krijimin e një baze më të fortë për progresin e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.” I urojmë gjithë stafit të ESHPI gëzuar ditëlindjen e 30 të themelimit të këtij institucioni dhe shumë suksese në rrugëtimin e mëtejshëm.