Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ADISA-n përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z.Lorin Ymeri.
Qëllimi i këtij dokumenti është përmirësimi i shërbimeve të ofruara në fushën e pronësisë industriale në sportelet e ADISA.
Duke filluar në janar 2021 nis trajnimi i stafit për ofrimin e shërbimeve publike dhe informimin në lidhje me objektet e pronësisë industriale në të gjitha qendrat ADISA.
Për këtë qëllim DPPI do të vendosë në dispozicion të sporteleve të ADISA dhe broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e bizneseve.