![](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/51562060598_c32f49c72d_o-scaled.jpg)
Është zhvilluar Asambleja e 62-të e takimeve ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota për të diskutuar mbi realizimet e dy objektivave kryesore të WIPO:
1.promovimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale në të gjithë botën,
2.sigurimin e bashkëpunimit administrativ midis zyrave të pronësisë intelektuale
Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, z. Daren Tang.
Gjatë këtij takimi dypalësh, u ndanë sfidat e fundit në fushën e Pronësisë Intelektuale, si edhe progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të asistencës së ofruar nga kjo organizatë (WIPO).
Z. Tang, siguroi mbështetjen e Tij të plotë në reformat e mëtejshme që Shqipëria do të ndërmarrë më fushën e Pronësisë Intelektuale.
Në kuadër të kësaj Asambleje, u zhvilluan takime me z. Bujar Bala, Këshilltar i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë tek Zyra e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat e tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, ku u diskutua mbi koordinimin dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve tona dhe znj. Virag Halgand, Përgjegjëse sektori, Seksioni për Evropën Qendrore dhe Shtetet baltike dhe vendet mesdhetare.
Znj. Halgand ka luajtur një rol aktiv në përfshirjen e DPPI në aktivitetet dhe nismat që WIPO ndërmerr si dhe ka qenë pika e kontaktit dhe koordinatore në të gjithë procesin e hartimit dhe draftimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2021-2025 për pjesën e WIPOs.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të, zhvilluar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), u zhvilluan takime me drejtues dhe përfaqësues të zyrës homologe të Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë.
Takimet u fokusuan nërëndësinë e bashkëpunimit mes zyrave në formate dy dhe shumëpalëshe.Ndër të tjera, gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit me WIPO, dhe kontributi që i ka dhënë Shqipërisë në të gjithë procesin e hartimit dhe draftimit të Strategjisë së re Kombëtare 2021-2025.
![244423272_1509794456041709_2047104016112593751_n 244423272_1509794456041709_2047104016112593751_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244423272_1509794456041709_2047104016112593751_n-1200x760.jpg)
![244419452_1509794389375049_8516034731479288701_n 244419452_1509794389375049_8516034731479288701_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244419452_1509794389375049_8516034731479288701_n-1200x760.jpg)
![244695552_2278658505609584_2140514548233088730_n 244695552_2278658505609584_2140514548233088730_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244695552_2278658505609584_2140514548233088730_n-1200x760.jpg)
![244364900_1509342682753553_5707198506955989410_n 244364900_1509342682753553_5707198506955989410_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244364900_1509342682753553_5707198506955989410_n-1200x760.jpg)
![244359468_1509342552753566_698448455115899375_n 244359468_1509342552753566_698448455115899375_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244359468_1509342552753566_698448455115899375_n-1200x760.jpg)
![244061861_1509794316041723_5520617176407568421_n 244061861_1509794316041723_5520617176407568421_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244061861_1509794316041723_5520617176407568421_n-1200x760.jpg)
![244004568_1509794309375057_8150688680766907088_n 244004568_1509794309375057_8150688680766907088_n](https://dppi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/244004568_1509794309375057_8150688680766907088_n-1200x760.jpg)