Regjistrimi i markës suaj tregtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e markës suaj në Republikën e Shqipërisë.Dëshironi të zgjeroni biznesin tuaj, ndërkombëtarisht?Nëse po, duhet të konsideroni tashmë mbrojtjen e markës tregtare në vende të tjera për të promovuar të ardhmen e markës suaj dhe të jeni konkurrues.Kjo është bërë e mundur nëpërmjet një traktati ndërkombëtar, në mënyrë ju të përfitoni nga Organizata e Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) Sistemi i Madrid-it, për të regjistruar markën tuaj tregtare, në mbi 129 vende.Sistemi i Madrid-it ndihmon ndërmarrjet e të gjitha niveleve, të rriten në një treg konkurrues global.•       Pavarësisht nëse jeni një start-up apo një biznes i konsoliduar, regjistrimi i markës suaj tregtare ndërkombëtarisht, është hapi i parë në mbrojtjen e interesave tuaja tregtare jashtë vendit dhe duhet të jetë pjesë integrale e çdo strategjie biznesi global.•       Sistemi i Madridit, i cili menaxhohet nga WIPO, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, ju ndihmon të kërkoni mbrojtje në mbi 129 vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Kinën dhe Francën.•       Ju kurseni kohë dhe para duke paraqitur një aplikim përmes Sistemit të Madridit. Pa marrë parasysh se në sa shumë vende ku ju kërkoni të mbroni markën tuaj, mundeni të paraqisni një aplikim të vetëm në një gjuhë, me një grup tarifash.

 

WIPO-Madrid Flyer Republic of Albania Final Version 2023-06-19-1550 (1)