Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe Komisioneri i Zyrës Shtetërore të Pronësisë Intelektuale të Republikës Popullore të Kinës z. Shen Changyu dakordësuan ripërtëritjen e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e pronësisë industriale.
Qёllimi i kёsaj marrëveshje është të krijojë një bazë për bashkëpunimin midis Zyrave në fushën e pronësisë industriale, shkëmbim të rregullt të informacionit dhe për të ndërmarrë së bashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.
Bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm ndërmjet zyrave ka ndikuar në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e pronësisë industriale. Qeveria kineze në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit prej vitesh ofron për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) bursa studimi në Master “Intellectual Property Law”. Edhe për vitin akademik 2021-2022 është përzgjedhur një studente shqiptare për të ndjekur studimet master në pronësinë intelektuale në Kinë ku kostot janë të mbuluara nga qeveria kineze.