Me qëllim mbështetjen e Republikës së Shqipërisë në përafrimin e standardit të mbrojtjes dhe zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale me Praktikat më të mira të BE –së, si dhe në kuadër të projektit të binjakëzimit “Strengthening the Protection and the Enforcement of Intellectual Property Rights”, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, së bashku me Drejtorinë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, si institucione përfituese, shkëmbyen një vizitë studimore me zyrat homologe të PI në Republikën e Italisë .
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencave në fushën e pronësisë intelektuale kryesisht me fokus të vecantë në pjesën e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.
Projekti I Binjakëzimit është një projekt që për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 është zbatuar kryesisht online përmes trajnimit të të gjitha strukturave dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces.
Pavarësisht kësaj, ka qënë një projekt shumë aktiv duke ndikuar më së miri në forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve ligjzbatuese në vendin tonë