Ftesë për Konferencën e 4-të të Ndërmjetesimit të Pronësisë Intelektuale,  Alikante 19-20 Tetor 2023
 
Në emër të Bordeve të Apelit të Organizatës Europiane të Pronësisë Intelektuale (EUIPO), ftojmë ekspertë nga Pronësia Intelektuale për të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme të Ndërmjetësimit të IP që do të mbahet më 19 dhe 20 tetor 2023 në selinë e EUIPO në Alicante, Spanjë si dhe do të ndiqet online.
Në edicionin e saj të katërt, Konferenca do të bashkojë ekspertë dhe aktorë kryesorë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe çështjet kyçe në ndërmjetësimin dhe zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve në fushën e pronësisë intelektuale.
Mirëpresim delegatë të shumtë nga zyrat e IP-së, institucionet e BE-së, politikëbërësit, gjyqtarët, përdoruesit e sistemeve ndërkombëtare të IP-së, përfaqësues nga industria si dhe akademia.
Tema kryesore e konferencës është “Një rast biznesi për biznesin” dhe fokusohet në rolin që ndërmjetësimi  ka në mbështetjen e konkurrencës së bizneseve të BE-së, veçanërisht atyre në ekonominë me intensitet të IP-së, duke zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të IP në mënyrë efikase dhe duke shmangur kostot e procesit gjyqësor.
Konferenca e Ndërmjetësimit të IP do të mbahet në një kohë veçanërisht të rëndësishme për ekosistemin e IP të BE-së, duke përfshirë Zyrat e IP të BE-së dhe EUIPO, me shumë mundësi në mënyrë që të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet zyrave, si për shembull përmes krijimit të Qendrës së re të Ndërmjetësimit të EUIPO, Rregullorja e propozuar së fundmi mbi Patentat Standarde Themelore (SEP) dhe Çertifikatën Suplementare të Patentave (SPC).
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në Konferencë online, duhet të regjistrohen në këtë link   https://euipo.blumm.it/event/ar/787/ip-mediation-conference-nos-uas;   deri më datë 30 shtator 2023.