Gjatë zhvillimit të Konferencës së 30 vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Drejtori i Përgjithshëm znj. Rovena Beqiraj nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë për Pronësinë Intelektuale të Republikës së Moldavisë përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Eugeniu Rusu.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të krijojë një bazë për bashkëpunimin midis Zyrave në fushën e pronësisë industriale, praktikave më të mira, shkëmbim të rregullt të informacionit dhe për të ndërmarrë sëbashku trajnime dhe aktivitete të tjera bashkëpunuese.
Të dy zyrat ranë dakord për një bashkëpunim të gjerë bilateral në çështjet që lidhen me dhënien zbatimin dhe mbrojtjen e pronësisë industriale.