Me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi fushën e Pronësisë intelektuale dhe rolin e rëndësishëm që kjo fushë mbart, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mori nismën për të ngritur 2 stenda promocionale informimi pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Nismës së DPPI iu bashkuan përfaqësuesit e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut duke shpërndarë broshura, manualë dhe libra shpjegues në lidhje me mbrojtjen, të drejtat dhe institucionet përgjegjëse në rast të shkeljeve dhe cënimit të të drejtave të PI-së.
Aktiviteti u përkrah nga qytetarët, të cilët përveç pyetjeve të shumta, shfaqën interesin për regjistrim të objekteve të PI.
Kjo iniciativë e DPPI, përshëndetet për të dytën herë rradhazi, si një mundësi e hapur për të gjithë ato që duan të mësojnë më shumë rreth Pronësisë Intelektuale apo marrë asistencë nga ekspertët e fushës.