👉Përmbajtja e këtij programi unik Master fokusohet në çështjet më sfiduese që lidhen me pronësinë intelektuale dhe teknologjitë e reja (përfshirë teknologjitë e reja dhe ligjin e patentave; të drejtat e autorit në epokën dixhitale; të komunikimit tregtar të inteligjencës artificiale; mbrojtjes së të dhënave, privatësisë dhe të drejtave personale në internet; përgjegjësia e kompanive të shërbimeve të internetit). Specialistët kryesorë të P.I. nga qendrat e P.I.: Universiteti “Ludwig Maximilians” në Mynih, Universiteti “Alicante”, Shkolla Juridike “Queen Mary” dhe Shkolla Juridike e Teksasit do të ofrojnë kurse dhe seminare.

✔Programi u ofron kandidatëve një program arsimor tërheqës dhe miqësor për tre semestrat e  studimit nga data 1 Tetor 2022 deri më 28 Shkurt 2024, me semestrin e parë të të mësuarit plotësisht në distancë, semestrin e dytë me vendqëndrim në Universitetin Jagiellonian, Krakov, Poloni dhe semestrin e fundit me opsionin e përgatitjes së një teze masteri ose përfshirjes në një program praktike në vendlindje ose në Poloni.

✅ Për më shumë informacion rreth Programit, vizitoni faqen në Internet website. https://wpia.uj.edu.pl/ip

Gjthashtu ju lutem lexoni broshuren promovuese.

‼️Të gjitha detajet në lidhje me pranimin, si dhe proçedures së detyrueshme të pranimit nëpërmjet sistemit ERK të Universitetit Jagiellonian dhe nëpërmjet Akademisë së WIPO mund t’i gjeni në linkun   https://welc.wipo.int/acc/index.jsf?page=aipCatalog.xhtml&lang=en&cc=MIP_JAGIELLONIAN#plus_MIP_JAGIELLONIAN

Afati kohor për pranimin dhe rregjistrimin mund të kontrollohet në adresën: https://welcome.uj.edu.pl/en_GB/admission/schedule or https://welc.wipo.int/acc/index.jsf?page=aipCatalog.xhtml&lang=en&cc=MIP_JAGIELLONIAN#plus_MIP_JAGIELLONIAN

Sistemi ERK i Universitetit Jagiellonian është i detyrueshëm për t’u përdorur nga kandidatët.

✅Afati i pranimit për vitin akademik 2022/2023 është  3️⃣1️⃣ Gusht 2022, por afati i aplikimeve për bursat e WIPO-s është data 22 Korrik 2022.

👉Gjithashtu, në botimin e Programit 2022/2023, një numër bursash të plota (udhëtim, shkollim, regjistrim, akomodim, kompensim ushqimor, sigurim shëndetësor) u ofrohen kandidatëve që punojnë për Qeverinë, Universitetin ose Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit. Aplikimi për këto bursa duhet të bëhet përmes website të WIPO-s:

(https://welc.wipo.int/acc/index.jsf?page=aipCatalog.xhtml&lang=en&cc=MIP_JAGIELLONIAN#plus_MIP_JAGIELLONIAN).

Kandidati duhet të paraqesë online:

1️⃣CV e detajuar të përditësuar,
2️⃣Shkresen e Motivimit,
3️⃣Diplom(at) dhe listen shoqëruese të notave.

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni:

Akademinë e WIPO
mip.jagiellonian-uni@wipo.int

Universiteti Jagiellonian
ip@uj.edu.pl