Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale e Republikës së Shqipërisë (DPPI) zbaton CP8.

Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale e Republikës së Shqipërisë (DPPI), publikoi një dokument praktik, në lidhje me përdorimin e markës tregtare, në një formë që ndryshon nga ajo e cila është regjistruar.

Publikimi i këtij dokumenti praktik, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të DPPI dhe EUIPO, për gjetjen e bazave të përbashkëta me kriteret e listuara në Komunikimi i përbashkët mbi praktikën e përbashkët për përdorimin e një marke tregtare në një formë të ndryshme nga ajo e regjistruar (CP8). Parimet e këtyre praktikave, kryesisht  do të zbatohen dhe synojnë të mbulojnë një pjesë të madhe të rasteve.

Dokumenti, i zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të këtyre njësive, ka për qëllim të rrisë qartësinë, transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë, në dobi të përdoruesve dhe ekzaminuesve të Zyrave të PI-së. Ky dokument, synon gjithashtu të jetë një referencë dhe për të gjitha palët e tjera të interesuara.

Dokumenti praktik, ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika. Ai do të zbatohet përgjithësisht nga DPPI dhe zyrat e PI-së, së Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN).

Punimin praktik, mund ta gjeni më poshtë si në shqip ashtu edhe në anglisht. Dokumentet ndahen në dy pjesë. Pjesa e parë, përmbledh mesazhet dhe deklaratat kryesore të parimeve të praktikës. Pjesa e dytë, ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës, të këtyre parimeve.


                                                                                          Dokumenti Praktik


                            ANGLISHT


                        SHQIP


                  CP8 English version


 

         CP8 Albanian version


 

DPPI, publikoi gjithashtu dokumentet praktike të mëposhtme për të shtuar qartësi në praktikat eekzaminimit, të disponueshme në shqip dhe anglisht:

CP4 – Fusha e mbrojtjes së shenjave bardh e zi (B&W) (AL / EN)

CP5 Mundësia për konfuzion – ndikimi i komponentëve jo dallues/të dobët në bazat relative të refuzimit AL / EN

CP3 – Bazat relative të refuzimit – Mundësia e konfuzionit (AL / EN)

CP6 – Paraqitja grafike e disajneve (AL / EN)

CP9 – Tredimensionale (shenjat e formës) ( AL / EN)


CP8