Është zhvilluar Asambleja e 62-të e takimeve ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota për të diskutuar mbi realizimet e dy objektivave kryesore të WIPO:

1.promovimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale në të gjithë botën,

2.sigurimin e bashkëpunimit  administrativ midis zyrave të pronësisë intelektuale

 

Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale,  z. Daren Tang.

Gjatë këtij takimi dypalësh, u  ndanë sfidat e fundit në fushën e Pronësisë Intelektuale, si edhe progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të asistencës së ofruar nga kjo organizatë (WIPO).

Z. Tang, siguroi mbështetjen e Tij të plotë në reformat e mëtejshme që Shqipëria do të ndërmarrë më fushën e Pronësisë Intelektuale.

Në kuadër të kësaj Asambleje, u zhvilluan takime me z. Bujar Bala, Këshilltar i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë tek Zyra e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat e tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, ku u diskutua mbi koordinimin dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve tona dhe znj. Virag Halgand, Përgjegjëse sektori, Seksioni për Evropën Qendrore dhe Shtetet baltike dhe vendet mesdhetare.

Znj. Halgand ka luajtur një rol aktiv në përfshirjen e DPPI në aktivitetet dhe nismat që WIPO ndërmerr si dhe ka qenë pika e kontaktit dhe koordinatore në të gjithë procesin e hartimit dhe draftimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2021-2025 për pjesën e WIPOs.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të, zhvilluar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), u zhvilluan takime me drejtues dhe përfaqësues të zyrës homologe të Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë.

Takimet u fokusuan nërëndësinë e bashkëpunimit mes zyrave në formate dy dhe shumëpalëshe.Ndër të tjera, gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit me WIPO, dhe kontributi që i ka dhënë Shqipërisë në të gjithë procesin e hartimit dhe draftimit të Strategjisë së re Kombëtare 2021-2025.