Anëtarët e Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, shqyrtuan apelimet e vendimeve të Dhomës për Shqyrtimin e Kundërshtimeve dhe Dhomës për Shfuqizim/Zhvlerësim.

Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës dhe u trajtuan 6 çështje apelimi.

U diskutuan gjithashtu çështje organizative të cilat lidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të këtij organi kolegjial , në funksion të mbarëvajtjes së procedimeve administrative dhe paanshmërisë në vendimmarrje.