Drejtori i Përgjithshëm I Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj, dhe Rektori i Universitetit Polis z. Besnik Aliaj nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim vendosjen e një ure komunikimi mbi informimin dhe ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafit pedagogjik, përmes promovimit të pronësisë industriale nëpërmjet shkëmbimit të informacionit.
Në kuadër të të gjitha angazhimeve të fushës që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale realizon dhe përmbush, fokus ka nxitjen e inovacionit, kryesisht në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, ku vitet e fundit ky bashkëpunim ka ardhur duke u forcuar.
Në zbatim të këtyre marrëveshjeve një mundësi e shkëlqyer e ofruar për studentët është dhe kryerja e praktikës mësimore pranë DPPI-së duke u njohur me fushën e përgjegjësisē dhe të gjithë kuadrin e plotë institucional të funksionimit.
Mbi 30 studentë kanë kryer internshipe dhe kanë punuar me kontrata të përkohshme pranë DPPI, ku kanë marrë ekspriencen e tyre të parë në fushën e pronësisë industriale, por janë njohur dhe me punën në administratën publike.
Studentët janë gjithmonë një vlerë e shtuar për DPPI dhe japin vazhdimisht kontributin e tyre në mënyrë efiçente në përmbushjen e misionit që kjo drejtori ka.