Çdo qytetar mund të marrë asistencë dhe informacion lidhur me regjistrimin e objekteve të PI-së edhe pranë sporteleve ADISA në të gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të reformës për modernizimin e Shërbimeve Publike në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe stafi trajnues i DPPI zhvilluan trajnim informues dhe orientues pranë qendrave të integruara ADISA në qytetin e Shkodrës dhe Krujës.
Gjatë trajnimit, punonjësit u njohën në mënyrë të zgjeruar mbi organizimin dhe funksionimin dhe shërbimet që DPPI ofron përmes portalit qeveritar e-Albania .
Me mbështetjen e projektit shqiptaro-zvicerian ALSIP, pranë kësaj qendre të integruar u shpërndanë broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e çdo të interesuari i cili dëshiron të marrë shërbim pranë këtyre qendrave.