Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe stafi trajnues i DPPI zhvilluan trajnim informues dhe orientues pranë qendrës së integruar ADISA në Bashkinë e Roskovecit, Kolonjës dhe Divjakës, ku gjatë diskutimeve, punonjësit e ADISA u njohën në mënyrë të zgjeruar mbi organizimin dhe funksionimin dhe shërbimet që DPPI ofron përmes portalit qeveritar e-Albania .
Me mbështetjen e projektit shqiptaro-zvicerian ALSIP, pranë kësaj qendre të integruar u shpërndanë broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e çdo të interesuari i cili dëshiron të marrë shërbim pranë këtyre qendrave.
Trajnimet e stafit ADISA vijojnë në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara