Datë 28 Prill 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, publikoi një dokument praktik mbi Përfaqësimet Grafike të Disenjove.
Publikimi i këtij dokumenti praktik, vjen si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta ndërmjet DPPI dhe EUIPO, në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar midis tyre.
DPPI është ndër zyrat e para të pronësisë intelektuale jashtë BE-së, që ka gjetur baza të përbashkëta me kriteret e listuara në Komunikatën e Përbashkët mbi Praktikat e Përbashkëta të Përfaqësimit Grafik të Disenjove (CP6).
Ky dokument praktik, ofron një shpjegim të qartë dhe gjithëpërfshirës të parimeve mbi të cilat bazohet praktika, të cilat do të zbatohen përgjithësisht nga DPPI dhe zyrat e PI-së, së Rrjetit të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPN).
Publikimi i këtij punimi praktik, synon të rrisë transparencën, sigurinë ligjore dhe parashikueshmërinë në dobi të përdoruesve dhe ekzaminuesve të zyrave të PI-së. Ai synon gjithashtu të bëhet një referencë për të gjitha palët e interesuara, duke mbuluar shumicën e rasteve të paraqitura.
Dokumentin praktik mund ta gjeni sa më poshtë, në shqip dhe anglisht. Dokumenti është i ndarë në dy pjesë: pjesa e e par përmbledh mesazhet kryesore dhe deklaratat kryesore të parimeve të praktikës, ndërsa pjesa e dytë, ofron një shpjegim të plotë të këtyre parimeve.
Dokumenti Praktik
|
|
ANGLISHT | SHQIP |
CP6 – [EN] Practice Paper of Graphic Representation of Designs | CP6 – [AL] Practice Paper of Graphic Representation of Designs_SQ |
Me synimin për t’i dhënë qartësi praktikave të ekzaminimit, DPPI gjithashtu publikoi në qershor të vitit 2021 një tjetër dokument praktik mbi ekzaminimin e bazave absolute për refuzimin e markave tregtare figurative me fjalë/shprehje thjesht përshkruese (CP3), i cili është i disponueshëm tashmë në shqip dhe anglisht.
——————————————————————————————————————————————————————————————————————-
The General Directorate of Industrial Property (GDIP) of the Republic of Albania implements CP6
Today, the General Directorate of Industrial Property (GDIP) under the Ministry of Finance and Economy of the Republic of Albania published a practice paper on Graphic Representations of Designs.
The publication of this practice paper is the result of the combined effort of the GDIP and the EUIPO within the framework of their international cooperation activities.
The GDIP is among the first non-EU intellectual property offices to find common grounds with the criteria listed under the Common Communication on the Common Practice on Graphic Representation of Designs (CP6).
The practice paper provides a clear and comprehensive explanation of the principles on which the practice is based, which will be generally applied by the GDIP and the IP offices of the European Union Intellectual Property Network (EUIPN).
The publication of the practice paper seeks to increase transparency, legal certainty and predictability for the benefit of users and examiners of IP offices. It also aims to become a reference for all interested parties, covering a majority of cases.
The practice paper can be found below in Albanian and English. The document is divided into two parts: the first summarises the key messages and main statements of the practice principles, while the second part provides a complete explanation of those principles.
Practice Paper
|
|
ENGLISH | ALBANIAN |
CP6 – [EN] Practice Paper of Graphic Representation of Designs | CP6 – [AL] Practice Paper of Graphic Representation of Designs_SQ |
With a view to adding clarity to examination practices, the GDIP also published in June 2021 another practice paper on the examination of absolute grounds for refusal for figurative trade marks with purely descriptive words / expressions (CP3), which is also available in Albanian and English.