Ministri i Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, z. Lavdrim Sahitaj,kryeinspektor pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, znj.Borana Ajazi, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, drejtues të institucioneve partnere dhe përfaqësues të bizneseve, diskutuam në tryezë të rrumbullakët mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale .
Nisma e këtij aktiviteti u ndërmor nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, duke patur parasysh vëmendjen e shtuar të biznesit mbi fushën e PI-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka ndërmarrë vazhdimisht fushata ndërgjegjësuese në të gjithë Shqipërinë, me fokus biznesin , duke takuar mbi 200 subjekte në qytete dhe rrethe të vendit .
Ndërgjegjësimi mbi objektet e PI-së, vërehet nga numri i lartë i aplikimeve pranë DPPI, ku vetëm për periudhën Janar – Tetor 2021, u priten dhe vijuan me procedurat përkatëse 2335 aplikime për markë, nga të cilat prej tyre janë me aplikantë shtetas shqiptarë , krahasimisht me vitin 2020 ku u depozituan aplikime po nga shtetas shqiptarë . 17 aplikime për patentë kombëtare krahasuar me 8 të tilla
gjatë vitit 2020, 28aplikime për disenjo industriale krahasuar me 11 aplikime gjatë vitit 2020 dhe 1 aplikim për emërtim origjine . Ekspertët të Pronësisë Intelektuale dhe përfaqësuesve të bizneseve të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore për të dhënë kontributin e tyre lidhur me përmirësimin e fushës dhe përmbushjen e objektivave të cilat burojnë nga dokumente të rëndësishëm strategjikë.