Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale ( WIPO) ka ndërmarrë një iniciativë të re me anë të cilës synon të krijojë gjeneratën e ardhshme të #liderëve të pronësisë intelektuale.
Programi 2 vjeçar i organizuar nga WIPO është krijuar për të ekspozuar të rinjtë me potencial të lartë, veçanërisht nga vendet në zhvillim, si dhe vendet në tranzicion, ndaj aspekteve teknike dhe politike të PI-së.
Ky program ofrohet edhe për të #rinjtë 🇦🇱Shqiptar në kuadër të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.
Programi synon t’i përgatisë ata për pozicione #drejtuese brenda inovacionit dhe ekosistemeve krijuese të vendeve dhe rajoneve të tyre të origjinës.
Ky është programi i 1 – rë i WIPO që i dedikohet tërësisht ndërtimit të kapaciteteve rreth fushës së pronësisë intelektuale tek të rinjtë.
11 profesionistë të rinj do të përzgjidhen për t’iu bashkuar programit 2 vjeçar, të financuar nga WIPO duke filluar nga janari I vitit 2022.
Kërkesat minimale për aplikantët janë si më poshtë :
Mosha maksimale 35 vjeç
Duhet të jeni në dispozicion për 24 muaj 2022-2023
Diplomë universitare
Minimumi 2 vite eksperiencë pune
Aftësi të forta analitike, kërkimore dhe organizative
Aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale
Anglisht e shkëlqyer, e shkruar dhe e folur.
Aplikimet pranohen deri më datë 19 nëntor 2021 nëpërmjet faqes së internetit të WIPO www.wipo.int/yep.