Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim dhe Investime të Shqipërisë (AIDA), organizoi një tryezë informative për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) me temën “Si të rrisni vlerën e biznesit tuaj përmes pronësisë industriale”.
Tryeza u mbajt në mjediset e AIDA, me pjesëmarrjen e titullarëve të të dy institucioneve, znj. Rovena Beqiraj dhe znj. Laura Plaku.
Në këtë takim, pjesëmarrësit u njohën me konceptet dhe çështjet që lidhen me të drejtat e pronësisë industriale, duke pasur mundësinë për të diskutuar dhe shkëmbuar ide për të avancuar bizneset e tyre nëpërmjet strategjive të pronësisë industriale.
Ky aktivitet u përshëndet nga komuniteti i biznesit dhe është një hap i rëndësishëm drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale dhe AIDA vazhdojnë të angazhohen në ofrimin e mbështetjes dhe informacionit për të gjithë bizneset që janë të interesuara për të përmirësuar performancën e tyre dhe të rrisin vlerën e biznesit të tyre nëpërmjet përdorimit të instrumenteve të pronësisë industriale.