Në fjalën përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, znj. Ledina Beqiraj shprehu falenderimet e saj për të gjithë pjesëmarrësit si dhe dëshirën për të vijuar më tej bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të qytetit të Durrësit.
Eventi vijoi dhe me prezantimin e Kryetarit të Dhomës, z. Alban Isteri si dhe të ftuarve nga institucione të tjera kyçe të fushës së Pronësisë Intelektuale si: znj. Lisjana Shanaj, përfaqësuese e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe të drejta të tjera lidhur me to, z. Julian Llupo përfaqësues i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, znj. Lindita Mëneri, Darian Suli, Afërdita Rrokaj dhe z. Përparim Mezini, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të cilat informuan më shumë të ftuarit mbi mënyrat e regjistrimit të objekteve të PI-së dhe çështjet juridike.
Bashkëpunimi do të vijojë me ngritjen e një sporteli One Stop Shop të DPPI me qëllim informimin e publikut dhe lehtësimin e proçesit të aplikimit për objektet e PI, në platformën unike qeveritare e-Albania, ku institucioni ynë bën pjesë që prej datës 15 Korrik 2020.